Zaptim të pronës publike e ndërtim pa leje, pranga 66-vjeçarit në Durrës

Aktualitet
Zaptim të pronës publike e ndërtim pa leje, pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 66-vjeçar, për veprat penale ndërtim i paligjshëm dhe pushtimi i tokës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I. K., banues në Durrës.

Uniformat blu, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh.

ME TE LEXUARAT