Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rusi/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, raportohet asnjë i mbijetuar

Një helikopter ushtarak rus u rrëzua pranë një fushe aviacioni në rajonin e largët lindor të Chukotka, duke i marrë jetën 4 personave që ndodheshin në bord. Në bordin e helikopterit ndodheshin 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe një teknik.

Sipas “The Independent“, Ministria e Mbrojtjes ruse tha se rrëzimi i helikopterit Mi-8 mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter Mi-8 që ndodh në një hark kohor prej 2 javësh. Më 19 Maj, një tjetër Mi-8 u rrëzua pranë qytezës së Klin, 90 kilometra larg Moskës, duke i marrë jetën 3 anëtarëve të ekuipazhit.

Edhe në atë rast zyrtarët rusë thanë se me shumë mundësi aksidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Mi-8 janë helikopterë që përdoren për qëllime të ndryshme, të dizenjuar në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe që sot prodhohen nga Rusia. Ky model është një prej helikopterëve më të zakonshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet