Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Punëtoret e seksit, letër deputetëve gjermanë: Hapni bordellot, ejani na shihni

Punëtorët e pavarur të seksit në Gjermani kërkojnë nga deputetët që të lejojnë rifillimin e ‘biznesit’ të tyre.

Sipas tyre, duke qenë se i gjithë vendi po hapet gradualisht, edhe bordellot duhet të rifillojnë të funksionojnë.

Në një letër të hapur për deputetët, punëtorët e seksit argumentojnë se kanë përpiluar një plan higjienik për të siguruar që puna të kryhet në mënyrë të sigurtë.

Sipas tyre, tani punonjësit e seksit kanë një vëmendje më të shtuar ndaj higjienës personale për të mos rrezikuar as shëndetin e tyre.

Deputetët ftohen përmes letrës që të vizitojnë bordellot pasi të hiqen kufizimet për të parë nga afër sesi zbatohen masat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet