Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hitleri mori pushtetin me akte normative”, Ngjela: Rama po e provon, s’ka Gjykatë Kushtetuese

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese por është tirania e mazhorancës që po shfrytëzon këtë.

Sipas Ngjelës Gjykata Kushtetuese është e bllokuar pasi mazhoranca bllokon pikërisht zëvendësuesit e atyre që u hoqën nga Vettingu.

Ngjela kujton se ka qenë ai që ka propozuar që në Kushtetutë të futeshin edhe aktet normative duke kujtuar se ndërkombëtarët e paralajmëronin që edhe Hitleri në pushtet erdhi me anë të akteve normative.

”Mazhoranca mund të kthehet në oligarki tiranike. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është tirania e mazhorancës. Aktet e Ramës rrëzohen dhe në Gjykatë Administrative. Edhe në problemin e aktit, e kam futur unë aktin normativ në Kushtetutë.

Spartak më thanë, Hitleri ka ardhur me akte normative. Ky provoi ato të atyre.”- tha Ngjel.a

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet