Hapja e plazheve, Ministri Blendi Klosi sqaron çfarë do të ndodhë më 1 qershor

Aktualitet
Hapja e plazheve, Ministri Blendi Klosi sqaron çfarë do të

Më 1 qershor do të hapen plazhet për hotelet, ndërsa më 10 qershor do të lejohen të gjithë që të shijojnë rrezet e diellit pranë bregdetit. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi sqaroi se e rëndësishme është që të respektohen rregullat për të shmangur përhapjen e sèmundjes së kòronavirusit.

“Jua tha kryeministri shumë qartë. Më 1 qershor hapen plazhet. Do të vendosen shezllonet në plazhe, por nuk do të lejohen beach baret direkt. Ne hapëm hotelet, pastaj hapëm restorantet dhe tashmë po bëhemi gati për të hapur plazhet. Çdo gjë që do të hapet gradualisht. Kjo hapje po bëhet me anë të rregullave të paracaktuara”, tha ministri Klosi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi se këtë javë do të ngrihet një autoritet i posaçëm dhe do të merret vetëm me plazhet. Duke sqaruar se asnjë shtet nuk i hapur plazhet, deklaroi se këtë javë (më 1 qershor) do të hapen vetëm nëpër hotele. Ndërsa nga data 10 qershor do të shijojnë të gjithë plazhet.

ME TE LEXUARAT