Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Habit me deklaratën ish-deputetja e PD-së : Ka më shumë të vdekur nga koronavirusi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se shifrat reale të viktimave nga koronavirusi janë më të larta. Sipas saj, kryeministri shfrytëzoi situatën e pandemisë për të grumbulluar më shumë pushtet dhe kurba u përgatit në zyrat e tij pa patur një bazë reale të statistikave.

“Pandemia është shfrytëzuar nga Edi Rama, për të mbledhur dhe grumbulluar më shumë pushtet në duart e tij, ndaj edhe kurba e të prekurve në Shqipëri është pa sens, pa logjikë, e vetmja kurbë e cila nuk mund të lexohet nga askush, eshtë një kurbë e përgatitur në zyren e Ramës, sepse ashtu do ti shërbej atij, ai është munduar të krijojë një situatë sureale në mendjen dhe kokën e shqiptarëve, në mënyrë që të shfrytzonte këtët situatë në duart e tij. Kjo kurbë nuk ka sens, sepse nuk ka një bazë statistikore reale”, tha Vokshi.

Deri tani, numri i viktimave në vendin tonë ka arritur në 33, por Vokshi shprehet se nuk është vërtetë kjo shifër.

Ish-deputetja thekson se PD ka fakte që janë shumë raste, të cilat nuk janë raportuar nga qeveria.

“Unë nuk besoj në shifrat e MSH, pasi Rama, i përdor për qëllimet e veta. Edhe lidhur me raportimet e rasteve të vdékjes ka pasur shumë të pavërteta. Janë deklaruar shumë persona në disa vende, si psh në Has, qe kane pasur shume te semure, që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar fare, bazuar nga shenjat që kanë pasur. Numri i personave është shumë herë më i madh se sa është deklaruar publikisht dhe zyrtarisht në Shqipëri. Edi Rama është munduar të mbaj çdo shifër të prodhuar në zyrat e tij dhe të shpërndarë nga MSH, për ta pasur të gjithë situatën e pándemisë për interesat e tij”, shtoi Vokshi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet