Zbulohen dosjet e diktaturës për aktorët e njohur: Robert Ndrenikës iu arratis vëllai, Qirjaqi i divorcuar...

Showbiz
Zbulohen dosjet e diktaturës për aktorët e njohur: Robert

Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përkasin vitit 1989 dhe bëjnë fjalë mbi një korrespodencë të disa institucioneve kulturore dhe artistike të Tiranës, si Teatri Popullor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, etj., me Komitetin e Kulturës dhe Arteve të kryesuar nga Alfred Uçi, lidhur me dekorimin me titullin “Artist i Merituar” apo “Artist i Popullit”, të 12 aktorëve dhe artistëve të njohur të skenës dhe ekranit, si:

Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjitha anët e panjohura të aktorëve dhe artistëve të njohur të skenës, ekranit dhe kinematografisë shqiptare, të shënuara në karakteristikat e tyre përkatëse që mbajnë firmën e drejtorit të Teatrit Popullor të asaj kohe, Muharrem Shtylla, nga biografia familjare që nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe më pas, shkollimi, profesionet dhe puna që kishin kryer, rolet dhe pjesët ku ata kishin interpretuar, cilësia e tyre, e deri tek divorcet bashkëshortore, etj.

Dokumentet që po publikojmë në këtë pjesë të librit, i përkasin vitit 1989 dhe aty janë disa propozime të bëra nga Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve të asaj kohe, Alfred Uçi, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, për dekorimin e një grupi prej 12 personash, (Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha), të gjithë artistë dhe aktorë të njohur të ekranit dhe kinematografisë shqiptare të atyre viteve por dhe më pas, të cilët kryesisht asokohe ishin të angazhuar me punë pranë Teatrit Popullor dhe gjithashtu jepnin mësim pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.

ME TE LEXUARAT