Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasja e të riut në Vlorë me 10 plumba pas kthimit nga Belgjika, shoqërohen 14 persona

Policia e Vlores tha se 26-vjeçari Kristian Breshanaj i ekzekutuar diten e djeshme është qëlluar 10 herë nga një kallashnikov me silenciator. Këto jane disa nga detajet e reja që nxjerr në dritë grupi hetimor mbi ekzekutimin mafioz që tronditi Vlorën ditën e festës së Fitër Bajramit.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është Belgjika, shtet nga i cili viktima ishte kthyer para tre muajsh.

Sipas policisë, atentati ka më shumë se dy autorë. Ata janë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes e më pas kanë djegur automjetin tip BMW të përdorur për ngjarjen e rëndë.

Por djegia e automjetit me targa greke dhe e armës vështirëson punën e policisë për gjetjen e ndonjë gjurmë.

Nga dëshmitë e marra, të afërm dhe miq të 26-vjecarit kanë theksuar se viktima nuk ka pasur konflikte në Shqipëri çka përforcon pistën mbi jetën e viktimës në Belgjikë.

Policia ka shoqëruar deri më tani 14 persona ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe vendit ku u dogj automjeti, citon klan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet