Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tërmeti 5.6 godet Zelandën, reagimi i kryeministrës në transmetim live

Kryeministrja e Zelandës së Re qëndroi e qetë gjatë një tërmeti në TV live të hënën në mëngjes.

Ajo e ndërpreu prezantuesin në AM Show Ryan Bridge për t’i thënë atij se kishte një tërmet që po ndodhte, përpara se të buzëqeshte dhe të vazhdonte me intervistën.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale (20:00 GMT të Dielën).

U ndje në të gjithë vendin, por nuk kishte raportime për dëme apo lëndime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet