Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, pranga 58-vjeçarit në Durrës, në kërkim i biri

Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djali i tij, pasi akuzohen se tentuan të kultivonin drogë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet