Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tentoi t’i rrëmbejë fëmijën 4-vjeçar nënës, gjykata mbyll korçarin në psikiatri

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë,shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20-vjeçarin me probleme mendore, i cili tentoi t’i rrëmbente fëmijën 4-vjeçar nga krahët e së ëmës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 të Korçës, ku 20-vjeçari Paulo Vellku, më 22 maj tentoi të rrëmbente vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj,

Gjatë tentativës për rrëmbim nga personi me probleme mendore, kanë ndërhyrë disa të rinj që ndodheshin aty që kanë parandaluar ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet