Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Policia aksion në Tiranë e Vlorë/ 10 të arrestuar dhe 2 në procedim penal gjatë 24 orëve

10 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale gjatë një aksioni të policisë ushtruar në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa dy të tjerë po ndiqen penalisht në kryeqytet për aksidentimin e një këmbësori dhe një të mituri, pa pasoja të rënda.

Këto shtetas janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit gjatë aksionit në Vlorë dhe në Tiranë. Nga drejtimi i mjeti në gjendje të dehur, dhunë në familje, thyerje mase sigurie, aksidentim të këmbësorëve, ndërtim pa leje, vjedhje etj., janë disa nga veprat penale të kryer nga 12 persona e rënë në ‘sitën’ e policisë.

Konkretisht në Tiranë janë arrestuar:

-I. B., 37 vjeç, i shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorin e shtetasit O. T.

-N.V., 31 vjeç, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;

-A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë filloi procedimi penal për shtetasit:

•F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Në qytetin e Vlorës kanë rënë në pranga:

-I. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje dhe duke përfituar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

-P. A., 51 vjeç, banues në Metoq, Sarandë. Ky shtetas u kap duke drejtuar motorin pa targa, mjet për të cilin nga verifikimet e kryera rezulton i vjedhur në shtetin Grek.

-J. K., 43 vjeç, banues në Livadhja, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L.

-E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-S. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23-vjeçari dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.

-K. J., 51 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet