Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në depresion për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Urën-Vajgurore, ku një 51-vjeçare nga fshati Skrevan është vetëvärur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Skrevan në Urë Vajgurore, ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e varur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë. Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në morgun e spitalit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kr iminialistikë që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e 3 fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë./ BW

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet