Kultivuan kanabis, arrestohet babai, shpallet në kërkim djali

Aktualitet
Kultivuan kanabis, arrestohet babai, shpallet në kërkim djali

Policia e Durrësit goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shijakut.

Në pranga ka rënë 58-vjeçari me iniciale B.M., ndërsa në kërkim është shpallur djali i tij P.M. 29 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, babai dhe i biri kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Sallmone të Shijakut.

Gjatë kontrollit në terren, aty u gjetën dhe sekuestruan disa fidanë kanabisi. Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative për këtë rast kultivimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT