Epidemiologu i njohur tregon sa të rrezikuar jemi nga higjena e restoranteve dhe bareve

Aktualitet
Epidemiologu i njohur tregon sa të rrezikuar jemi nga higjena e

Epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimesinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

Epidemiologu ka treguar edhe sa të rrezikuar mund të jemi ne nga higjena e lokaleve dhe restoranteve në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur sesa të rrezikuar jemi ne nga pjesa e higjenës së restoranteve dhe bareve, epidemiologu shprehet:

Ilir Aliahmeti: Njësoj siç ka qenë më përpara sepse shumë sëmundje që mund të kesh marrë nëpërmjet restoranteve dhe bareve nuk ka qenëshkaktar koronavirusi, kanë qenë probleme të tjera. Për shembull helmimi nga peshku që e dëgjojmë shpesh, nuk është detyrim të jesh helmuar vetëm nga peshku, mund të jetë helmim edhe nga mungesa e higjenës.

Është shumë e thjeshtë, mos shkoni në ato lokale dhe restorante që nuk jua mbushin mendjen nga higjena, jo vetëm prej koronavirusit, por ka shumë më tepër sëmundje të tjera problematike dhe vdekjeprurëse. Ju e dini një vatër në Tiranë vitin e kalaur që vetëm prej një sallate të palarë çoi në spital rreth 60 vetë.

Higjena tek lokalet dhe restorantet në vendin tonë është shumë e dukshme me mizat në qarkullim nëpër ajër apo me pastërtinë në tokë. Pra sapo hyni ju mund të shihni në çast nëse kjo situatë është e vërtetë apo jo. Besoj se të gjithë ne kemi një sy kritik rreth kësaj.

ME TE LEXUARAT