E rëndë në Berat, i jep fund jetës nëna e 4 fëmijëve, e gjejnë…

Aktualitet
E rëndë në Berat, i jep fund jetës nëna e 4

Gjendet e vetëvarur një 51 vjeçare nga fshati Skrevan i Bashkisë Ura Vajgurore, në qarkun e Beratit.

B.S nëna e 4 fëmijëve është gjendur nga të afërmit e saj pa shenja jete.

Nuk ka ende detaje se pse gruaja i ka dhënë fund jetës, dhe as nëse vuante nga ndonjë sëmundje depresive.

Dyshimet janë se familja ndodhej në vështirësi ekonomike, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT