Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dyshimet e para/ U vetëvar me çarçaf në burgun e Fierit, viktima mori në telefon gruan para aktit tragjik

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme pasi i burgosuri Bilbil Zekaj, 51 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut ku po vuante dènimin për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Familjarët kanë thënë se kërkojnë drejtësi dhe lajmin tragjik e mësuan nga mediat.

Sipas tyre, presioni i brendshëm e ka shtyrë të vetëvaret pasi ishte në paraburgim. Ndërkohë, 20 minuta se ti merrte jetën vetes, mori në telefon bashkëshorten por nuk i tregoi asgjë.

Bilbil Zekaj ishte baba i tre djemve dhe dyshohet se gjendja e vështirë ekonomike ka ndikuar në vendimin për të kryer aktin tragjik.

Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet