Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dëmtimet nga tërmeti, në Lezhë do shemben 10 objekte, mes tyre edhe dy shkolla

Dhjetë objekte, mes të cilave dy shkolla do të shemben në Lezhë, pasi janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak, pas inspektimeve që i kanë nxjerrë këto objekte të pabanueshme.

Janë planifikuar për tu shembur 7 pallate, një objekt banimi dy katësh dhe dy shkolla.

Por, situata e krijuar nga koronavirusi ka krijuar vonesa për t’i hapur rrugë programit të rindërtimit.

Në bashkinë e Lezhës janë 400 familje të mbetura të pastreha, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe të gjitha këto kanë përfituar banusin e qirasë për një periudhë 1 vjeçare. Por nuk mungojnë edhe familjet që jetojnë në pallate të pabanueshme.

Në bashkinë e Lezhës në muajin shkurt u mor vendimi për të shembur dy pallatet e para, por edhe pse kanë kaluar 3 muaj përsëri ndërhyrja nuk ka filluar për shkak të pezullimit të punës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet