Aksident në Bulqizë/ Motori përplaset me shtyllën elektrike, plagoset rëndë drejtuesi

Aktualitet
Aksident në Bulqizë/ Motori përplaset me shtyllën elektrike,

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në Bulqizë. Një 30-vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është shkatërruar. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30-vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u dërgua menjëherë nga kalimtarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

ME TE LEXUARAT