Aksident i rëndë në Fushë- Krujë, shoferja përplas për vdekje çiklistin

Aktualitet
Aksident i rëndë në Fushë- Krujë, shoferja përplas

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë Krujë, ku shtetasja me iniciale N.G, 33-vjeçe ka përplasur për vdekje një 73-vjeçar i cili ishte duke ecur me biçikletë.

Njoftimi i policisë: Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT