Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

A do arrihet konsensusi për 6 ditë? Palët rinisin nesër diskutimet për ‘Zgjedhoren’!

Nesër do të rimblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve. Palët rinisin kështu diskutimet të martën pas bojkotit të opozitës në tryezë të mërkurën e kaluar pasi u shemb Teatri Kombëtar. Por pas presionit ndërkombëtar, PD-LSI bënë prapaktheu duke u rikthyer në tryezë.

Por ku janë palët dhe çfarë pritet që të ndodhë? Katër anëtarët e Këshillit Politik rikthehen aty ku e lanë, shumë larg konsensusit. Çështjet i ndajnë janë shumë, ndërsa ajo që bashkon tre prej tyre, PS, PD dhe LSI është një, fakti që të mos ndryshojnë sistemin elektoral duke e bërë të pamundur misionin e opozitës së re, që përfaqësohet nga Rudina Hajdari.

Financimi i fushatës, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor, qeveria kujdestare, por mbi të gjitha edhe rekomandimi i OSBE-së për depolitizimin e administratës zgjedhore janë cështjet që e mbajnë larg konsensusin. Partia Socialiste kërkon depolitizim të plotë të administratës zgjedhore, ndërsa PD-ja një alternativë mikse.

Por a do të arrihet që deri në 31 maj kur palët kanë vendosur afatin, të përfundojnë draftin për ta dërguar në parlament për miratim? Një gjë e tillë duket e pamundur duke parë se cfarë ka ndodhur më parë, por surprizat nuk përjashtohen duke njohur lëvizjet e minutës së fundit në politikën shqiptare. Ndërkohë që nga parlamenti afati i komisionit është deri në fund të qershorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet