Vdekja e ish-deputetit Niko Faber, reagon PS, "humbëm një nga mendjet e ndritura"

Politikë
Vdekja e ish-deputetit Niko Faber, reagon PS, "humbëm një nga

Pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit socialist, Niko Faberi, reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Ai tha në “Facebook” se shkencat bujqësore humbën një nga mendjet e ndritura.

“Lamtumirë Profesorit të nderuar Niko Faber. Shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar aktiv i Grupit të deputetëve socialistë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Socialiste i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Faber, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Mirënjohje dhe respekt Profesor Niko!”

Më herët reagoi edhe presidenti Ilir Meta, që po ashtu vlerësoi figurën dhe kontributin e dhënë nga Niko Faberi. Ataku kardiak i mori jetën këtij të fundit këtë të dielë.

ME TE LEXUARAT