Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rezultatet e para nga trajtimi me plazmë janë shpresëdhënëse

Pacientët me COVID-19 të shtruar në spitale duket se janë në gjendje më të mirë kur trajtohen me plazmën e mbushur me antitrupa.

Studiuesit thonë se gjetjet japin shpresë për trajtimin plazmatik, që rrjedh nga gjaku i pacientëve të shëruar nga COVID-19.

“Jemi të inkurajuar. Vlerësimi ynë fillestar ofron prova në mbështetje të trajtimit me plazmë si një ndërhyrje efektive”, tha Dr. Nicole Bouvier, një bashkëautor i studimit.

Studiuesit janë në një mendje se duhen studime shtesë për të konfirmuar këto gjetje dhe për të arritur në përfundime zyrtare në popullata të ndryshme.

Në studim u përfshinë 39 pacientë. Ata u trajtuan me plazmën e të shëruarve dhe u krahasuan me ata që nuk kishin marrë plazmë.

Tek pacientët që u trajtuan me plazmë u vu re një përmirësim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet