Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama: Fundjava e mbyllur do të vazhdojë, e diela pa makina do bëhet traditë!!!

“Shqiperia hap plazhet dhe kufijte”, Rama: Masat e reja anti-COVID nga 1 qershori

Drejtuesi i qeverise shqiptare eshte i vendosur tua ndaloje levizjen e lire qytetareve me automjete ne fundjave.

Kryeministri Edi Rama në komunikimin live në Facebook është shprehur se fundjava e bllokuar do të vazhdoje edhe për dy javë.

Ai tha se e diela pa makina do të bëhet traditë dhe do të rifillojë nga tetori deri në mars 2021.

“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për t’u rikthyer pas sezonit të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet