Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Luftë mes bandave meksikane, 12 persona gjenden të ekzekutuar në kamionçinë

Lufta mes grupeve rivale vijon të shkaktojë dhunë dhe gjakderdhje në Meksikë.

Policet gjetën trupat e pajetë të 12 personave, të ekzekutuar me armë zjarri, në një kamionçinë të braktisur, në perëndim të shtetit të Michoacan.

Kartelet prej kohësh kanë nisur një luftë frontale në rajonin e “Tierra Caliente”, e cila është një zonë strategjike mes shteteve të Michoacan, Guerrero dhe Mexico.

Sipas prokurorit të përgjithshëm, trupat e pajetë u gjetën në San Lucas, në një makinë që ishte raportuar e vjedhur vitin e kaluar dhe nuk janë identifikuar ende.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet