Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kosovë, dita e parë pas 13 marsit pa asnjë rast me COVID

Sot nga IKSHP janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, prej të cilave asnjë nuk ka dalë pozitive.

Kjo është dita e parë pas 13 marsit, kur rezultuan rastet e para me COVID-19, ku nuk rezulton asnjë i infektuar nga testimi, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ai ka thënë se koordinimi me kryetarët e komunave dhe degëve të Institutit e laboratorit, përkushtimi i vullnetarëve dhe vigjilenca e Klinikës infektive në trajtimin e rasteve e vendos Republikën e Kosovës në një situatë shpresëdhënëse përballë virusit.

“Si në të gjitha vendet, edhe ne jemi futur në një normalitet të ri me të cilin duhet të mësohemi. Distanca fizike, përdorimi i maskave, shmangja e tubimeve, janë të domosdoshme që ta fitojmë këtë betejë.
Çdo shkujdesje, shpërqendrim apo relaksim dhe kthim në zakonet si para virusit mund të na kushton, madje edhe rëndë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet