Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Ju dhj… mjekrat dhe mustaqet”, Artan Fuga vargje të forta për shembjen e Teatrit

Pedagogu Artan Fuga shkruan për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku përshkruan situatën përmes vargjeve të forta.

Sipas Fugës, Teatri Kombëtar u torturua nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë.

Mesazhi i plotë i Fugës:

Teatri,
pa hipokrizi,
pa rrena,
kundër barbarëve,
jo si pretekst,
i papronësuar nga askush,
i pambrojtur,
tradhëtuar,

i lirë për t’u dashur ose neveritur si arkitekturë,
përtej shijeve estetike të diktatorit qesharak,
drama e vetvetes në vite,
i torturuari nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë,
i pazëvendësueshmi,

i palëvizishmi,
i kërkuari me sy përgjithë jetën,
plaga e memorjes urbane,
aktakuza për të gjithë ne që kemi një diplomë në xhep,
i pajetërsueshme nga asnjë kauzë,
turpi i të gjithë aktorëve, rregjizorëve, zorraxhinjve,
i kuintave, prapaskenave,
intrigave,

burimi i parave për mijra mustaqellinj, mjekraxhinj,
ju dhjefsha mjekrat dhe mustaqet,
i paindetifikueshmi me të për të shëruar krizën e anonimitetit,
monumenti pasqyrë ku injoranti shihte veten qartë,
fabrika e roleve dhe nxjerrësi i kallajit të aktrimit politik,
i keqpërdoruri,

belaja për politikën,
argumenti i pisit për të bërë pis të tjerët,
i paprekshmi,
i pambrojtshmi,
boshësia absolute,
mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve,
budallenjve, që jemi ne,
faji i të gjitha fajeve,

lakmuesi i të gjitha idiotizmave vetëmburrëse,
varri i heronjve të paqënë,
humnera e personalitetit tonë prej legenash,
i paharruari,
i parindërtueshmi, ndërtoni mbi të jo kulla tani,
por edhe varreza,

aerodroma ushtarakë,
ndërtesën e delegacionit saharian,
zhgarravisni të gjitha ligjet, kundraligjet dhe peticionet,
ndërtoni xhamitë, kishat dhe teqetë e botës,
kurbani i së keqes,
i pandotshmi,
i vogli madhështor,

Kush të meritonte ty nga ne?

Nê fund e bëre shërbimin tënd:
na detyrova të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne!
Luajte tragjedinë tonë reale,
si për të na hapur sytë,
kur ike në pluhurin e harresës,
të historisë,
duke mbyllur sytë e tu,
nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet