Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Alesia Bami reagon ashpër pas sulmit të Xhensila Peres

Dikur bashkë tek “Missi”, por tashmë marrëdhënia mes balerinës Alesia Bami dhe ish banores së Big Brother Xhensila Per, duket se është krisur.

Kjo, pasi në një intervistë Xhensila ka thënë se Alesia për të është moderatorja më e pa aftë dhe teksa prezanton, duket sikur është në kafe.

Në “E Diella Proces”, ku Alesia është pjesë së bashku me Edi Manushin ajo dha një sqarim për këtë deklaratë.

Alesia tha se gjithsecili është aty ku e meriton. Madje shprehet dhe e lumtur nëse emri i saj të tjerëve i shërben.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën.

Më bëhet shumë qejfi dhe e falenderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më doli prap. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur”, tha balerina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet