Zef Deda puth muret e Teatrit ”Migjeni”: Nuk ka forcë që ia prek themelet

Aktualitet
Zef Deda puth muret e Teatrit ”Migjeni”: Nuk ka forcë që

Aktori i njohur shkodran, Zef Deda mbajti një fjalim emocionues gjatë protestës sensibilizuese të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shkodër. Deda gjatë fjalimit ka puthut muret e Teatrit ”Migjeni” duke deklaruar se nuk ka forcë në botë që ia luan themelet, si një nga trashëgimitë kulturore të Shkodrës.

Më tej Deda ka thënë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte pabesi dhe tradhëti dhe tha se nëse do të kishin qenë gjithë artistët bashkë nuk do të shembej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Vëllezër shkodranë, artista. Nuk ka forcë në botë që të zhvendosin themelet e kësaj. Luajtën në mënyrët më vandale dhe tradhëtare.

Po të ishim ne, ju artistët shkodranë, po të ishte gjirokastriti, vlonjati, korçari, aty tërë natën nuk do guxonin nën syzet e diellit të natës të një oficeri policie apostafat për të mbrojtur të majtën. Super komunistët, racistët, pa edukatë.

Ajo mafie e cila as mafiet në të gjitha sektorët e pushtuar nga to, mafia në shëndetësi, në ndërtim, arsim e shkatërroi këtë vend. Gjithë rinia do të ikë nga këtu. Jo. Mbajini fëmijët aty, të mbajnë Teatrin.

Edhe në Londër, e kanë Teatrin e vjetër, kam luajtur dhe vetë aty, e mbajnë në këmbë. Mafia moniste, kriminale, kanabiste do ta shkatërrojë për përfitime të pista dhe të mbërrija sa aty sa të të thonë nuk na duhen më art. ”- tha Zef Deda.

ME TE LEXUARAT