Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vlorë, sherr mes dy të rinjve për motive të dobëta, njëri përfundon në spital, tjetri në pranga

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Një vlonjat është qëlluar me mjete të forta nga një tjetër person gjatë sherrit, duke përfunduar në spital me plagë të rënda por jashtë rreziku për jetën.

loading...

Sherri ka ndodhur në Vlorë, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes.

Dyshohet se shkak i sherrit ka qenë një zënkë e momentit që ka acaruar gjakrat mes dy personave.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet