Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vdekja e fëmijës 4-vjeç në parkun e Beratit, arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë

Policia e Beratit ka njoftuar arrestimin e Drejtorit te shërbimeve në Bashki dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë. Arrestimet ndodhen nje dite pasi nje fëmijë vetëm 4-vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.

NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

loading...

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet