Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Thyhet urdhri i Ramës në Berat, të gjitha baret, parukeritë, berberët e bizneset hapur

Edhe pse qarku i Beratit është zonë e gjelbër, urdhri i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e parashikon qartë që fundjava ka rregulla.

Sipas këtij urdhri, në fundjavë duhet të qëndrojnë të hapura vetëm marketet e farmacitë dhe kjo vlen vetëm për ditën e Shtunë, ndërkohë që ditën e Djelë çdo gjë duhet të jetë e mbyllur.

loading...

Rekomandojme

Por nga një vëzhgim i bërë sot në Berat, jo vetëm baret, kafenetë e restorantet janë të hapura që prej mëngjesit të sotëm por të hapura janë edhe të gjitha dyqanet e tjera, që nga kinkaleritë, dyqanet e rrobave dhe parukeritë e berberët.

Të pyetur në lidhje me këtë qëndrim hapur gjatë ditës së sotme, pronarët e bareve e lokaleve janë shprehur jashtë kamerave se ata nuk janë në dijeni të këtij urdhri dhe se askush nuk i ka informuar se duhet të qëndrojnë të mbyllur në fundjavë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet