Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Studimi i ri/ Imuniteti te njerëzit që janë prekur nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj

Imuniteti tek njerëzit që janë prekur nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Kështu thuhet në një studim, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi ato që njihen si ‘pasaportat e imunitetit’.

Studimi është kryer nga Universiteti i Amsterdamit. Ata kanë ndjekur ecurinë e imunitetit nga koronaviruset për të paktën 35 vite.

loading...

Nga katër koronaviruse që shkaktojnë ftohjen e zakonshme u mësua se ato lënë pas një periudhë shumë të shkurtër imuniteti mbrojtës.

Sipas studimit, gjashtë muaj më pas, nivelet e antitrupave reduktohen ndjeshëm.

Për shkak se koronaviruset janë të ngjashëm, mendohet se një gjë e tillë ndodh edhe me koronavirusin e ri.

Ky lajm vjen në kohën kur shumë kompani në botë janë në garë për të prodhuar një vaksinë që ofron mbrojtje ndaj sëmundjes së re.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet