"Shmang konkurrencën", Meta kthen ligjin për shtesën e koncesionit në Porto Romano

Politikë
"Shmang konkurrencën", Meta kthen ligjin për shtesën e

Kreu i shtetit Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj. Bëhet fjalë për shtesën në kontratën koncesionare në Porto – Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)” që u miratua më 30 prill.

Sipas Presidentit procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit. Me tej në kthimin ligjit për shtesën ekoncesionit në Porto Romano, Meta argumenton se marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara nëKodin Detar të Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Presidenti Meta shkruan se përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

“Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtëkoncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent. “ thuhet në kthimin e dekretit.

ME TE LEXUARAT