Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nisen tetë autobusë, punëtorët shqiptarë në Greqi përfitojnë nga marrëveshja sezonale

Tete autobusë me punëtorë sezonalë u nisën drejt Greqisë permës pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Punëtorët jo vetëm nga qarku i Korcës por edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët cdo vit punojnë në plantacionet me pjeshke dhe qershi, ne vendin fqinj, kanë përfituar nga marrëveshja dypaleshe per t’ju rikthyer punës në sektorin e bujqësisë.

loading...

Rekomandojme

Për shumicën prej tyre kjo është një punë që e bëjnë cdo vit e që mbetet e vetmja zgjidhje për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht kalimi i kufirit për këta persona është zgjatur për shkak të procedurave dhe kontrolleve të shtuara si pasoje e COVID – 19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet