Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndihmon 92-vjeçaren serbe, historia e kosovarit ‘pushton’ mediat nëpër botë

Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes dy shteteve, humanizmi dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve janë të pranishme, ndërsa konstatime të tilla shpesh përbëjnë lajm. E tillë është edhe historia e Fadil Ramës që kujdeset dhe i jep ushqim një gruaje të moshuar të kombësisë serbe.

Ajo ka nmbetur e vetme në shtëpi në fshatin Vaganesh të Kamenicës është shembulli më i mirë që e dëshmon një gjë të tillë, shkruajnë mediat në Kosovë.

loading...

Fadil Rama nga fshati Strezofc i Kamenicës çdo tre ditë merr rrugën për t’i dërguar ushqim Vlladica Diçiqit (92 vjeç) e cila jeton e vetme në fshat e braktisur nga të gjithë.

E për një histori të tillë tashmë po shkruajnë një numër i madh i mediave të huaja. Në rrjetin social tëitter është duke pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të historisë së Fadil Ramës që ndihmon gruan e moshuar të nacionalitetit serb. Pashmangshëm edhe mediat serbe kanë shkruar rreth humanizmit të Fadil Ramës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet