Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërtim pa leje dhe ndotje të plazhit, hetim dhe gjobë miliona lekë pronarit të resortit

Gjobitet një tjetër subjekt në shkelje në zonën e Drymadës, Himarë gjatë një aksioni nga Policia në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbèturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

loading...

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin pènal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat pènale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”. Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës. Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denòncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet