Meta uron Fitër Bajramit: Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë

Politikë
Meta uron Fitër Bajramit: Suksesi i njeriut qëndron tek forca për

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Meta thotë se suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë teksa uron besimtarët që zoti t’u pranojë agjërimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Presidenti citon edhe porosinë e Profetit Muhamed “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

MESAZHI I PRESIDENTIT META:

GËZUAR FITËR BAJRAMIN!

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor.

Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat.

Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive.

Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë.

Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!

Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi!

Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3028368620542724/?type=3&eid=ARBdZk9tbBD-vFGVdODZ2Yhut17ikToDMo9oJVlx09nt5Agc6Uj98b-eTpy8g44POFkAZPTwRFi1p5pJ&__xts__%5B0%5D=68.ARDam79fYFQxIMDOOcVp-rzgU28gsIN2Vqc54GoueqNGWqdAjP0xQ6TlyrgspBpRpF8ha-yPj5Ed-_5UHTyiTbYor86y4erbDtNRa3TG2-XyLkaYsh5nE1gyijXLkHGeSuJHmFjU1RGH85qXvvmTUHTcvb_3MRwxvFW3yFuBrdYV_u6VJrFfbZK4A3NE4liOe9KandPxtfyQ1OuTVQhuvF5YXOJhPmKWjt9Zl1f-YX5bvDbpYf2LRY8aDCcLEADxov997bplOTQTMylJLnYUzTIy4CQxh0KVJFW2gDoVwR3F7rDE8XNvmU1pNC-R0wqzn4zvXO9K7LGjlAt81KphtVtb519F&__tn__=EEHH-R

ME TE LEXUARAT