Koronavirusi, Italia regjistron 2120 të shëruar dhe 119 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Bota
Koronavirusi, Italia regjistron 2120 të shëruar dhe 119 të vdekur

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 119 viktima nga koronavirusi për një total prej 32,735

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2120 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 138.840

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 669 raste të reja pozitiv për një total prej 229.327.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 56 viktima nga koronavirusi dhe 688 të shëruar, për një total prej 45 355.

Në Lombardi, në repartet e terapisë intensive ndodhen 199 pacientë, 8 më pak krahasuar me ditën e djeshme.

Provinca e Bergamos është ajo me më shumë raste të regjistruara sot, (+102), Milano (+88), Brescia (+72), Varese (+44) dhe Como (+34)

ME TE LEXUARAT