Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi/ Beqaj analizon: Nëse Shqipëria do të sillej si Suedia, do të kishim mbi 1 mijë të vdekur

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një analizë lidhur me masat e marra nga qeveria në luftën ndaj COVID-19 dhe e ka krahasuar me shtetin suedez, që bëri të kundërtën e asaj çka ndërmori Shqipëria.

Në analizën e bërë, deputeti i PS-së thotë se deri më tani situata ka qenë e mirë dhe kur gjërat shkojnë mbarë nuk është e udhës të lavdërohet qeveria.

Sipas tij, nëse qeverinë shqiptare nuk kanë ku të shajnë për menaxhimin e epidemisë së COVID-19, përpiqen ta shajnë për masat ekstreme shtrënguese dhe pasojat e këtyre masave në ekonomi. Apo për mbështetjen jo të mjaftueshme financiare që ka dhënë për të lehtësuar pasojat negative në ekonomi, sipërmarrje, punësim, etj.

“Po hyjmë në një fazë të re të përballjes me COVID-19. Masat shtrënguese vijojnë të lehtësohen. Që prej fillimit të kësaj jave kanë rifilluar aktivitetet stërvitore sportive, kanë filluar të shërbejnë baret dhe restorantet, maturantët janë kthyer në bankat e shkollës. Kufizimi më i fundit masiv mesa duket do të jetë falja e Fitër Bajramit nesër në sabah. Pas 1 jave është diskutuar se mund të fillojnë edhe çerdhet e kopshtet.

Deri më tani ia kemi kaluar paq si vend. Sigurisht kur gjërat shkojnë mbarë nuk është e udhës të lavdërohet qeveria. Qeveritë janë për t’u sharë. Nëse qeverinë shqiptare nuk kanë ku të shajnë për menaxhimin e epidemisë së COVID-19, përpiqen ta shajnë për masat ekstreme shtrënguese dhe pasojat e këtyre masave në ekonomi. Apo për mbështetjen jo të mjaftueshme financiare që ka dhënë për të lehtësuar pasojat negative në ekonomi, sipërmarrje, punësim, etj”, shprehet ai.

“Midis shumë diskutimesh sillet shembulli i Suedisë e cila nuk bëri bllokim të jetës ekonomike e sociale të vendit. Suedia dhe Shqipëria kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Megjithatë le vendosim për një moment Shqipërinë në pasojat e Suedisë. Në 22 maj 2020, Suedia shënoi gjithsej që nga fillimi i epidemisë 32,809 raste me COVID-19 dhe 3,925 fatalitete. Për 1 milion banorë rezulton me 3,251 raste dhe 389 fatalitete”, thotë Beqaj.

loading...

Rekomandojme

Ish-ministri shton se “nëse Shqipëria do të kishte përqafuar qasjen suedeze të moskufizimeve po supozojmë se do të kishte të njëjtin efekt në pasojat në shëndetin e qytetarëve të saj. Do të kishim 9,249 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 1,107 fatalitete. Sesi do ta kishte përjetuar shoqëria shqiptare këtë përmasë të pasojave të COV-19 në shëndetin e bashkëqytetarëve të saj nuk jam në gjendje ta përfytyroj, por meqë nuk ndodhi nuk ia vlen të zgjatemi këtu. Ndërsa histerinë e opozitës jashtëparlamentare askush nuk e ka të vështirë ta përfytyrojë”.

Duke u ndalur te situata ekonomike, deputeti i PD-së thekson se “për tremujorin e dytë 2020 parashikohet që rritje ekonomike me bazë vjetore në Suedi të jetë -12,6 % ndërsa papunësia të arrijë 9,5 %. Çfarë na thonë këto të dhëna për pasojat në ekonomi. Le të krahasojmë Suedinë me tri vendet e tjera skandinave që zbatuan masa shtrënguese që në krye të herës. Tabela në vijim tregon se nëse fatalitet për 1 milionë banorë në Suedi janë 4-10 herë më të larta se në tre vendet e tjera, rënia ekonomike në tremujorin e dytë në të katër vendet luhatet midis – 10.5 % dhe – 12.8 %”.

Sipas Beqajt, papunësia është në shifra më të larmishme, por edhe Danimarka edhe Finlanda parashikojnë shkallë papunësie më të ulët se Suedia. “Përveç Norvegjisë ka një normë shumë të lartë papunësie, të dhënat e tjera janë pak a shumë të ngjashme.

Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturin “imuniteti i tufës”.

Ende nuk disponohen në dhëna pë testime epidemiologjike serologjike për të 4 vendet për të vlerësuar sesi mund të përgjigjet popullsia e çdo vendi përkatës në një valë të dytë të virulencës së Sars-CoV-2 që me shumë gjasë pritet të përplaset vrullshëm në Europë në vjeshtë”, sqaron Beqaj në analizën e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Hermes says

    Keta bastarde injorante dhe hajdute edhe pranojne qe nuk kane asnje dijeni lidhur me kete virus dhe pretendojne qe shpetimi ka qne nga Madheria e tij qe ka shkelur te drejatat dhe lirite themelore qe keta gdhe as qe kane haber . Si mundet te pretendojne per zgjidhje positive kur nuk e kane idene per cfare flasin ? Si e spjegojne faktin qe mijra te infektuar jane sheruar pa asnje ndihme thjesht sepse virus gripal ka ardhur dhe eshte larguar si ka ndodhur kurdohere. Perse nuk nxjerrin nje statistike se sa te vdekur ka pasur nder vite nga gripi dhe ta krahasojne me kete periudhe . Perse nuk analizojne demet ekonomike dhe psikologjike qe kane shkaktuar ne popull ?
    Kur drejtohesh nga padituria , mos pretendo zhvillim .

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet