E rëndë në Prrenjas, mbytet në rezervuar 13-vjecari

Aktualitet
E rëndë në Prrenjas, mbytet në rezervuar 13-vjecari

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Prrenjas ku një fëmijë ka humbur jetën pasi është mbytur në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katjel të Përrenjasit ku 14-vjeçari, E.D ka rënë në një rezervuar me ujë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe shokët e tij të cilët kanë tentuar që të nxjerrin, por nuk kanë mundur. Rezervuari ku u mbyt 13-vjeçari është pranë ish-minierës së kromit në Katjel.

Informacion paraprak:

Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT