Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Deputeti i opozitës, letër SPAK: Kanë 30 vite që shkatërrojnë vendin, hetoni politikanët!

Andi Përmeti, deputeti i opozitës parlamentare, duke kujtuar 28-vjetorin e vrasjes së kryeprokurorit italian Giovanni Falcone nga mafia italiane, i ka drejtuar një letër të hapur SPAK, pikërisht për të bërë të njëjtën gjë me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Deputeti Përmeti kërkon nga SPAK të hetojë të gjithë politikanët e 30 viteve të fundit, që sipas tij e kanë shkatërruar këtë vend.

Ashtu si Falcone që udhëzonte ‘ndiq paranë’ edhe Përmeti kërkon nga SPAK të hetojë vetë të gjitha të ardhurat, pasuritë, pronat, shkollimin dhe udhëtimet që politikanët, familjarët e tyre deri tek kushërinjtë e parë që kanë, në mënyrë që të kuptojë se kush i justifikon dhe kush jo ato para. Ai kërkon guxim nga SPAK që të hetojë pasi shqiptarët presin shumë prej këtij institucioni të ri të drejtësisë.

Letër e hapur për SPAK:

Në 28 vjetorin e vrasjes së Giovanni Falcone. “Ndiq lekët dhe do të gjesh mafian”.

Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtësi!

Fillo hetimin kryesisht për këdo politikan që ka 30 vite që shkatërron këtë vend. Hetimi është i thjeshtë. Rroga dhe të ardhurat e deklaruara që kanë: politikani, gruaja/burri, fëmijët, nusja/dhëndri i politikanit. Familjarët e politikanit deri te kushërinjtë e parë. Familjarët e gruas/burrit të politikanit deri të kushërinjtë e parë.

loading...

Heto a i justifikojnë të gjithë këta persona me rrogat dhe të ardhurat ndër vite: Shtëpitë, vilat, tokat, makinat luksoze, llogarite bankare.

Aksionet nëpër kompani dhe bizneset e ndryshme. Pagesat me qindra mijëra euro për shkollimin e fëmijëve nëpër botë.

Pushimet përrallore të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Shpenzimet mujore për shoferë/shoqërues/zyra.

Kreditë që kanë marrë dhe mënyrën si i kanë larë. Investimet e vogla në bashkëpunim me bizneset që më pas i janë shumëfishuar nga fitimet. Kini guxim!

Sado t’i kenë fshehur, sado t’i kenë pastruar lekët e fituara, kanë vjedhur, rrëmbyer dhe përlarë kaq shumë lekë të taksapaguesve shqiptarë ndër vite, sa diku do kenë lënë gjurmë, diku do t’i kenë shpëtuar pa i fshehur.

Mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë. Hetoni vet në e doni ketë vend, në doni drejtësinë por mbi të gjitha nëse nuk jeni dhe ju njësoj si ata. Shqiptarët presin shumë nga ju.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet