Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

David Luiz planifikon largimin nga Arsenali

Futbollisti David Luiz tashmë është duke planifikuar për një largim nga Arsenali, përderisa po futet në 12-mujorin e fundit të kontratës së tij në Emirates.

Braziliani e ka konfirmuar se ai shpreson të pensionohet si lojtar i Benficas. Klubi gjigant i Portugalisë, Benfica, ishte skuadra që e solli qendërmbrojtësin veteran brazilian në Evropë në vitin 2007.

Pasi që fillimisht ishte marrë si i huazuar nga Vitoria, shumë shpejt u arrit marrëveshja për transferim permanent. Por, shkaku i aftësive që ai i shfaqi në Lisbonë, Chelsea e bleu atë në janar të vitit 2011.

loading...

Rekomandojme

Që nga atëherë ai ka shijuar suksese të shumta, dy herë si lojtar i Chelseat dhe mes tyre një periudhë në Paris Saint-Germain, para transferimit në Arsenal në verën e vitit 2019.

Ai nënshkroi kontratë dyvjeçare në Emirates, mirëpo e ka pranuar se dëshiron të kthehet në Benfica për t’u pensionuar në Portugali.“Unë gjithmonë kam thënë se do të doja ta përfundoja karrierën time në Benfica.

Në futboll ndryshon gjithçka. Ajo që është e vërtetë sot, nesër mund të jetë gënjeshtër – por ndjenjat e mia s’janë”, ka thënë Luiz.

“Unë e dua Benficën. Ëndrra ime është të dal në fushën e Estadio da Luz me ngjyrat e tyre. Pas gjithçkaje që kam jetuar dhe ndierë, për domethënien që Benfica e ka në jetën dhe historinë time, për gjithçka – Benfica është më e madhe sesa cilido lojtar”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet