Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aguero largohet nga City, e kerkojne dy klube

Futbollisti Sergio Aguero karrierën mund ta vazhdojë te Real Madrid ose Inter.

Ka spekulime në rritje se 31 vjeçari do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, me Real Madridin dhe Interin që kanë treguar interesim të madh për shërbimet e tij.

Raportohet se të dy klubet tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

loading...

Aguero është pjesë e skuadrës angleze që nëntë vite, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin tjetër.

Ai ka shënuar për City 23 gola në 30 paraqitje këtë sezon, ndërsa është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 254 gola.

Para transferimit te Manchester City, ai kishte veshur fanellën e Atletico Madrid dhe Independiente.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet