Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

97 viktima, publikohen videot e momenteve te fundit te avionit para perplasjes me token

Publikohen dy video te momenteve te fundit te Avionit Airbus A320 qe u rrezua diten e djeshme ne Pakistan duke shkaktuar vdekjen e 97 personave. Mediat dhe faqet e specializuara te aviacionit kane publikuar videot e momenteve te fundit te A320 pak para se te perplasej me token.

Ne kete video me poshte duket avioni qe afrohet me shpejtesi drejt tokes ne zonen e banuar te Karacit, ku mesa duket pilotet kane tentuar te afrohen tek aeroporti per te kryer uljen. Per fat te keq, shpejtesia eshte aq e madhe sa avioni perplaset ne toke dhe me pas shperthen.

Nje tjeter video e publikuar ne twitter tregon pamjen e ngjarjes nga krahu tjeter i zones ku avioni ra pasi pilotet i thane kulles se kishin humbur motoret dhe po vepronin drejtperdrejt per ulje emergjente.

loading...

Airbus ka thene ne nje deklarate se avioni me numer regjistrimi AP-BLD, dhe numer serial te Prodhuesit 2274, për herë të parë hyri në shërbim në vitin 2004, citon lajmifundit.al. Ai ka qenë në veprim me kompanine Pakistan International Airlines që nga viti 2014. Avioni kishte regjistruar rreth 47,100 orë fluturimi dhe 25.860 cikle fluturimi. Ai punonte me motorët CFM56-5B4 / P.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet