Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zi për viktimat e Covid-19/ Flamujt në gjysmështizë në SHBA

Donald Trump urdhëroi uljen e flamujve amerikanë në gjysmë shtizë për tre ditë, në nder të amerikanëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Njoftimi erdhi ndërsa numri i viktimave të Covid-19 në SHBA po i afrohet shifrës 100 mijë dhe pason apelet e demokratëve për të ulur flamurin kur të arrihet kjo shifër.

loading...

Rekomandojme

“Të ulen flamujt në të gjitha ndërtesat federale dhe monumentet kombëtare në gjysmë shtizë për tre ditët e ardhshme, në kujtim të amerikanëve që kemi humbur si pasojë e koronavirusit”, tha Trump në një postim në Twitter.

Presidenti republikan tha se flamujt do të mbeteshin në gjusmështizë edhe të hënën, për ditën e kujtesës në vend, për të nderuar edhe ata që kanë humbur jetën, ndërsa i kanë shërbyer atdheut. Ndërsa bilanci i përditshëm i viktimave në SHBA, nuk është më në rënie të dukshme, humbjet vazhdojnë të rriten me numrin total që ka shkuar tashmë në mbi 94500. SHBA kishte mesatarisht rreth 1300 viktima nga koronavirusi në ditë, gjatë kësaj jave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet