Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbulohet data kur do të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë

Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj. “Pra me 28, eventualisht në fund të muajit planifikohet të hapet kufiri me Kosovën”, thotë burimi brenda qeverisë shqiptare.

Në ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se Shqipëria brenda muajit maj do të jetë e hapur tërësisht nga masat e marra për pandeminë.

“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”.

loading...

Por, kur do ta hapë Kosova kufirin e saj me Shqipërinë?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë për Klan Kosovën se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes – që fillon më 1 qershor.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët./faxweb

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet