Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

OKB jep alarmin: Sistemi shëndetësor në Jemen është rrënuar nga pandemia

Kombet e Bashkuara kanë thënë se punëtorët për ndihma kanë raportuar se sistemi shëndetësor në Jemen, “në fakt është rrënuar” ndërkohë që po përhapet koronavirusi në këtë shtet.

Jens Laerke, zëdhënës në Zyrën e OKB-së për Çështje Humanitare dhe Koordinim, e ka përshkruar situatën “jashtëzakonisht alarmuese” përgjatë një njoftimi në Gjenevë.

Ai ka thënë se agjencitë për ndihma kanë raportuar se njerëzit po refuzohen që të marrin trajtime, pjesërisht edhe nga mungesa e stafit dhe mungesa e pajisjeve mjekësore.

loading...

Rekomandojme

Autoritetet në Jemen kanë konfirmuar rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në këtë shtet janë regjistruar 197 persona të infektuar dhe 30 të vdekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirus.

Mirëpo OKB-ja beson se shifrat reale janë shumë më të larta.

Disa vjet të luftimeve, kanë rezultuar me miliona persona të pastrehë në Jemen, shumë prej tyre përballen me kequshqyerje, derisa pjesa më e madhe e popullsisë varet nga ndihmat./rel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet