Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nuk gjen qetësi Kadastra e Vlorës, dorëhiqet drejtori i pestë brenda pak muajsh

Bilbil Aliaj është dorëhequr nga drejtimi i Ashk Vlorë, i cili u emërua në detyrë në 4 shkurt 2020 dhe e mbajti detyrën për rreth 4 muaj.

Ende nuk bëhen të dituar arsyet e dorëheqjes së tij, por Aliaj është drejtori i pestë brenda një viti që është larguar nga Kadastra e Vlorës.

Aliaj u emërua drejtor i Kadastrës në vend të Taulant Canametit, që qëndronte i komanduar në post prej nëntorit të vitit të kaluar.

loading...

Hipoteka e Vlorës u përfshi nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.

Në harkun e tre muajve, tre drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan me vëretje.

Alteo Nazëraj e drejtoi Hipotekën vetëm për 10 ditë, ndërsa drejtimi i Florian Almadhit, Elona Hodajt dhe Taulant Canametit zgjati me pak muaj.

Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të Hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në Hipotekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet