Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ilaçi i propaganduar nga Trump rrit vdekshmërinë te pacientët Covid

Një studim i gjerë ka zbuluar se trajtimi me hidroksilkorinë i të sëmurëve rëndë nga infeksioni i koronavirusit, mund t’i çojë ata drejt vdekjes pasi ai dëmton zemrën.

Studimi i botuar në revistën mjekësore The Lancet thotë gjithashtu se hidroksilkorina zhvillon aritmi të rrezikshme e cila çon deri në vdekje.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 96,000 pacientë me Covid-19 që kishin vdekur apo kishin dalë nga spitali.

Rreth 15,000 prej tyre ishin trajtuar me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin, ose një nga këto ilaçe të kombinuara me një antibiotik.

Sipas studimit, 1 në 11 pacientë të trajtuar me një prej antimalarikët kishte vdekur. Po ashtu kishte vdekur edhe 1 në 6 pacientë të trajtuar vetëm me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin, pa antibiotik dhe 1 në 5 pacientë që kishin përdorur vetëm hidroksilklorinë dhe antibiotik kishte vdekur.

loading...

Rekomandojme

Studiuesit zbuluan gjithashtu se aritmita kardiake ishin ndër simptomat më të zakonshme në mesin e pacientëve që kishin marrë një nga trajtimet.

Numri më i madh i vdekjeve ishte rregjistrua në mesin e grupit të trajtuar me hidroksilkolinë dhe një antibiotik, 18% e të cilëve kishin zhvilluar aritmi të zemrës.

“Studimet e mëparshme në shkallë të vogël nuk kanë arritur të identifikojnë prova të forta se ilaçet antimalarje janë trajtime të besueshme për pacientët Covid, por tani sipas studimit tonë shansi që këto ilaçe të përmirësojnë gjendjen e pacientëve me koronavirus është mjaft i ulët.” – tha bashkë-autori i studimit, Dr Frank Ruschitzka, në Spitalin Universitar të Zyriut.

Ilaçi hidroksilklorina u vendos në qendër të vëmendjes këtë pranverë kur Trump filloi të përmendte emrin e tij dhjetra herë gjatë konferencave për shtyp për pandeminë nga koronavirusi.

Presidenti amerikan tha para pak ditësh se ai kishte marrë për dhjetë ditë rresht nga një kokër hidroksilkorinë për tu mbrojtur nga infeksioni i koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. piere says

    po lerini keto budalliqe.ne qoftese nuk dini ti perktheni me mire lereni .ne qofese dini e i perktheni gabim qellimisht atehere jeni te poshter.eshte e thjesht logjika:trampin ju morracake e merrni per budalla i cili fale aftesive ka arrite majat.po administrata,ekspertet e shendetsise ne shba jane budadhej.ju injorante qe shkruani te tilla budalliqe duhet te dini nje gje:jo vetem trampi por snje funksionar i larte oj vetem ne amerike por ne gjithe boten, biles as rama,meta apo basha nuk mund te perdorin asnje lloj medikamenti pa urdher te mjekut .edhe sikur keta te kerkojne me kembengulje.sa merreni me te tjeret shikoni te droguarit,hajdutet,te korruptuarit maskarejt,te lidhurit me krimin e klases politike te shqiperise .i thone nje fjale ne shqip :kur je i mbytur ne mut deri ne fyt per vete ske çfare thua per te tjeret.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet